Injeksionet Intraartikulare me Acid Hialuronik

Dhimbjet e nyjeve, veçanërisht në gjunjë, shpatulla apo ije, shpesh shkaktohen nga degjenerimi i kërcit dhe humbja e lubrifikimit natyral brenda artikulacionit.

Injeksionet Intraartikulare me Acid Hialuronik – Lubrifikim, Mbrojtje dhe Lehtësim i Dhimbjeve të kyçeve në Dr. Bee

Një nga trajtimet më të sigurta dhe efektive për të reduktuar dhimbjen dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë është injektimi intraartikular me acid hialuronik – një substancë natyrale që ndihmon në rigjenerimin dhe lubrifikimin e artikulacioneve.

Çfarë është acidi hialuronik dhe si vepron?

Acidi hialuronik është një komponent natyral i lëngut sinovial, që vepron si antiinflamator, lubrifikant dhe amortizues brenda nyjeve.

Me kalimin e moshës, në artrozë ose pas dëmtimeve, prodhimi i tij ulet, duke sjellë rritje të fërkimit brenda nyjes, inflamacion, dhimbje dhe ulje të lëvizshmërisë. Injeksionet me acid hialuronik rivendosin këtë ekuilibër, duke lubrifikuar nyjen dhe ulur fërkimin, reduktuar inflamacionin dhe dhimbjen, duke përmirësuar lëvizjen dhe funksionin artikular, si mbrojtur kërcin nga dëmtimi i mëtejshëm.

Si kryhet procedura te Dr Bee

Në Dr Bee, injeksionet me acid hialuronik realizohen me standardet më të larta të sigurisë dhe precizionit. Injeksionet bëhen nën guidë me ultratinguj (eko) për të garantuar që injeksioni bëhet saktësisht në hapësirën artikulare të synuar, dhe pa dëmtuar strukturat delikate përreth artikulacionit si menisqet, nervat apo enët e gjakut .

  • Zgjedhje e kujdesshme e produkteve – përdorim vetëm produkte të markave të certifikuara, me cilësi të lartë, përqendrim optimal dhe viskozitet të qëndrueshëm për efekt afatgjatë.
  • Sterilitet kirurgjikal gjatë aplikimit dhe ambiente të dedikuara për procedurat injektive.
  • Në Dr. Bee ofrojmë opsionin për sedacion të lehtë ose blloqe nervore për pacientët që kërkojnë maksimumin e rehatisë gjatë trajtimit. Megjithatë, ky trajtim tolerohet mjaft mirë nga pacientët pa nevojën për sedacion ose bllok.

Kujt i rekomandohet trajtimi?

Injeksionet me acid hialuronik janë të përshtatshme për:

  • Artrozë të gjurit, shpatullës, ijës apo kyçeve të duarve/këmbëve,
  • Dhimbje kronike nga mbingarkesa apo mikrotraumat,
  • Pas dëmtimeve sportive ose pas ndërhyrjeve kirurgjikale për të përmirësuar rigjenerimin.

A ka rreziqe?

Si çdo procedurë mjekësore, ekziston një risk minimal për infeksion, ënjtje ose dhimbje lokale, por në duar të sigurta dhe me teknikën e duhur – këto janë ekstremisht të rralla. Në Dr Bee, çdo procedurë realizohet me standarde të larta sigurie dhe nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të specializuar.

Pse të zgjidhni Dr Bee

Në Dr Bee, kombinimi i teknologjisë së avancuar, produkteve të certifikuara premium dhe profesionalizmit mjekësor garanton trajtime të sigurta, efektive dhe të personalizuara për çdo pacient.

Ne besojmë në trajtime precize, natyrale dhe të personalizuara– sepse çdo nyje meriton lëvizje pa dhimbje. Injeksionet me acid hialuronik janë një mënyrë moderne për të rikthyer lëvizshmërinë dhe cilësinë e jetës.

Rezervoni një konsultë në Dr Bee për të vlerësuar nëse ky trajtim është i përshtatshëm për ju.

Çfarë duhet të prisni pas procedurës

keni akoma pyetje?

Përgjigje të shpejta për pyetjet që mund të keni

Jo. Shumica e pacientëve raportojnë vetëm një ndjesi të lehtë presioni që kalon shpejt.
Efekti i injeksioneve me acid hialuronik zakonisht ndjehet pas 1–2 javësh dhe mund të zgjasë nga disa muaj deri në 1 vit, në varësi të produktit të përdorur dhe gjendjes së nyjes.
Në shumicën e rasteve, po. Megjithatë, rekomandohet pushim relativ për 24–48 orë dhe shmangie e aktivitetit fizik intensiv për disa ditë.
Po, në disa raste mjeku mund të rekomandojë kombinimin e acidit hialuronik me PRP për efekt rigjenerues dhe lubrifikues të shtuar, në varësi të nevojës individuale të pacientit.
Efektet anësore janë shumë të rralla. Mund të ndodhë një ënjtje ose ndjesi e lehtë ngrohtësie në zonën e injektuar, që kalon brenda 1–2 ditësh. Procedura te Dr Bee realizohet në kushte të kontrolluara dhe sterile, duke minimizuar çdo rrezik.