Dhimbjet kronike, dëmtimet e nyjeve apo tendinave dhe degjenerimet e indeve shpesh kanë nevojë për më shumë sesa trajtim simptomatik.

Dhimbjet kronike, dëmtimet e nyjeve apo tendinave dhe degjenerimet e indeve shpesh kanë nevojë për më shumë sesa trajtim simptomatik.
Një nga metodat më moderne sot është terapia autologe rigjeneruese me qeliza staminale nga indi dhjamor (ADSC – Adipose-Derived Stem Cells) – një trajtim biologjik që përdor potencialin e vetë trupit për të rigjeneruar dhe riparuar indet e dëmtuara.
Indi dhjamor është një burim shumë i pasur me qeliza staminale me kapacitet rigjenerues. Këto qeliza kanë aftësinë të diferencohen në qeliza të reja të kërcit, tendinave, muskujve apo kockave, duke ndihmuar trupin të rindërtojë dhe shërojë natyrshëm zonat e dëmtuara.
Kur injektohen në vendin e dëmtimit, ato nxisin rigjenerimin e indeve të dëmtuara, përmirësojnë mikroqarkullimin dhe metabolizmin lokal, reduktojnë inflamacionin dhe dhimbjen kronike, duke përmirësuar lëvizshmërinë dhe cilësinë e jetës.
Në Dr Bee, procesi kryhet me kujdes të lartë profesional dhe sterilitet maksimal. Marrim një sasi të vogël indi dhjamor, zakonisht nga barku ose pjesa anësore e kofshës, në kushte të kontrolluara dhe sterile. Masa e marrë përpunohet me kujdes dhe manipulim minimal për të izoluar qelizat staminale aktive dhe të shëndetshme, pa përdorur kimikate apo substanca të huaja. Më pas, qelizat injektohen me guidë imazherike (eko ose fluoroskopi) direkt në zonën problematike, për saktësi maksimale dhe efekt më të madh biologjik. Procedura realizohet nën sterilitet kirurgjikal, me sedacion të lehtë dhe blloqe nervore, që e bëjnë të sigurt pothuajse të padhimbshme për pacientin.
Kjo terapi përdoret me sukses për trajtimin e artrozës së nyjeve (gjuri, shpatulla, ije, kyçe), tendinopative, dëmtimeve muskulare kronike, lezioneve të kërceve dhe ligamenteve, dhimbjeve të shpinës apo të sistemit muskuloskeletor në përgjithësi.
Nëse do kryhet me sedacion, duhet të vini esëll dhe të jeni të shoqëruar. Pas trajtimit, mund të ketë ënjtje apo ndjesi dhimbjeje të lehtë në vendin e marrjes së dhjamit ose injektimit, që kalon brenda pak ditësh. Përmirësimi ndjehet gradualisht, zakonisht pas 4–8 javësh, ndërsa efektet mund të përmirësohen me seanca të përsëritura në varësi të rastit. Duhet shmangur përdorimi i anti-inflamatorëve pas procedurës për të mos ndikuar në procesin biologjik të shërimit.
Në Dr Bee, çdo fazë e procedurës kryhet me sterilitet kirurgjikal, pajisje moderne dhe kontroll imazherik për precizion absolut. Kombinojmë teknologjinë e avancuar me përvojën e specialistëve tanë për të ofruar një trajtim sa më efektiv, të sigurt dhe pa dhimbje.
Terapia me qeliza staminale nga dhjami është një nga trajtimet më premtuese të mjekësisë rigjenerative– natyrale, e personalizuar dhe me potencial të lartë për rigjenerimin afatgjatë të indeve. Për të mësuar nëse jeni kandidat për këtë trajtim, mund të rezervoni një konsultë pranë Dr. Bee, ku do të merrni vlerësim të detajuar dhe këshillim profesional për rastin tuaj.