Plazma e Pasur me Trombocite (Platelet Rich Plasma-PRP) për Dhimbjet Kronike – Trajtim Natyral dhe i Personalizuar nga Dr Bee
Një nga trajtimet më të avancuara dhe natyrale sot është plazma e pasur me trombocite (PRP) – një metodë rigjeneruese që përdor vetë gjakun e pacientit për të nxitur shërimin në mënyrë biologjike.
Çfarë është PRP dhe si funksionon?
PRP përgatitet nga një sasi e vogël gjaku të marrë nga pacienti. Me anë të një procesi të kontrolluar centrifugimi, ne izolojmë pjesën e plazmës që përmban përqendrimin më të lartë të trombociteve – qelizat që çlirojnë faktorë rritjeje dhe stimulojnë rigjenerimin e indeve të dëmtuara.
Kur injektohet në zonën e dhimbjes, PRP nxit rritjen e qelizave të reja dhe riparimin e indeve, reduktimin e inflamacionit, dhe përmirësimin e funksionit të kyçeve.
Si realizohet procedura te Dr Bee
Në Dr Bee, ne aplikojmë një standard të lartë precizioni dhe sigurie:
- Injektim nën guidë imazherike (zakonisht ekografi, më rrallë rreze X) për të përcaktuar saktësisht zonën e dëmtuar dhe për të injektuar PRP në pikat që kanë më shumë nevojë.
- Përgatitje e kujdesshme e PRP me numrin maksimal të trombociteve të shëndetshme, duke siguruar efikasitet të lartë biologjik.
- Sterilitet kirurgjikal në çdo hap të procedurës për të shmangur çdo rrezik infeksioni.
- Sedacion i lehtë dhe blloqe nervore për ta bërë procedurën sa më të padhimbshme dhe komode. Përzierja e PRP me anestezi lokale ul efektshmerinë e trajtimit, prandaj përdorim metoda alternative për rehati maksimale.
Ku injektohet PRP?
PRP mund të aplikohet në shumë zona të trupit, në varësi të problemit:
- Nyje (gjuri, shpatulla, kyçi, bërryli)
- Tendina dhe ligamente (tendinopati, “tennis elbow”, dhimbje shpine)
- Muskuj apo zona të dëmtuara nga trauma ose mbingarkesa.
Çfarë duhet të dini para dhe pas procedurës
Nëse preferoni sedacion, duhet të vini esëll (pa ngrënë ose pirë për 6 orë) dhe gjithmonë të shoqëruar. Pas procedurës mund të ketë dhimbje ose ndjesi shqetësimi për disa ditë, pasi trupi fillon procesin natyral të shërimit. Efekti i plotë zakonisht ndjehet pas 3–6 javësh, ndërsa në disa raste kërkohen 2–3 seanca për rezultat optimal. Pas trajtimit rekomandohet pushim relativ dhe shmangie e anti-inflamatorëve jo-steroidë (p.sh. ibuprofen), që mund të pengojnë efektin e PRP.
A ka rreziqe PRP?
Si çdo procedurë mjekësore, ekziston një risk minimal për infeksion, ënjtje ose dhimbje lokale, por në duar të sigurta dhe me teknikën e duhur – këto janë ekstremisht të rralla. Në Dr Bee, çdo procedurë realizohet me standarde të larta sigurie dhe nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të specializuar. Plazma e pasur me trombocite është një nga mënyrat më të avancuara për të trajtuar dhimbjet kronike në mënyrë të sigurt dhe natyrale.
Nëse dëshironi të mësoni nëse jeni kandidat për këtë trajtim, mund të rezervoni një konsultë pranë Dr Bee, ku ekipi ynë do t’ju orientojë me kujdes sipas rastit tuaj.
Përfitimet e PRP
- Trajtim natyral, me material biologjik nga vetë trupi.
- Nxit rigjenerim afatgjatë, jo vetëm lehtësim të përkohshëm.
- Reduktim i dhimbjes dhe inflamacionit pa përdorur medikamente.
- Përmirësim gradual i lëvizshmërisë dhe cilësisë së jetës.
keni akoma pyetje?