Blloku nervor është një procedurë minimalisht invazive që konsiston në injektimin e një anesteziku lokal dhe kortikosteroidi pranë një nervi ose grupi nervor për të lehtësuar dhimbjen dhe reduktuar inflamacionin..

Kjo teknikë përdoret gjerësisht për trajtimin e dhimbjeve kronike ose akute që lidhen me ngacmimin e nervave si: dhimbjet e qafës ose të mesit, dhimbjet nga ngacmimi i nervit shiatik, neuralgji post-herpetike, dhimbjet kronike post-kirurgjikale, etj.
Blloqet nervore mund të jenë diagnostikuese, pra përdoren për të konfirmuar se dhimbja vjen nga ngacmimi i një nervi, dhe në të njëjtën kohë terapeutike, duke penguar ngacmimin e mëtejshëm të nervit.
Tek Dr. Bee, çdo bllok nervor kryhet nën drejtim imazherik në kohë reale (zakonisht përmes ekografisë, por në disa raste nevojitet perdorimi i rrezeve X) për precizion dhe siguri maksimale.
Përfitimet e kryerjes së procedurës në këtë mënyrë:
Dr. Bee kombinon eksperiencën klinike me teknologjinë moderne për t’u siguruar që çdo pacient të marrë kujdesin më të personalizuar dhe efektiv të mundshëm.