Fillers
Në Dr. Bee, ne ofrojmë trajtime me mbushës dermalë të cilësisë më të lartë, për të rikthyer volumin e humbur dhe përmirësuar konturet. Teknikat tona bazohen në njohjen e thelluar të anatomisë dhe fiziologjisë dhe plotësohen nga kontrolli ekografik për siguri maksimale. Cdo trajtim personalizohet për të përmbushur objektivat estetike të secilit pacient, duke u ofruar rezultate natyrale dhe afatgjata, që përmirësojnë bukurinë natyrore pa ndërhyrje kirurgjikale.
Përfitimet
- Volum dhe Kontur i Përmirësuar: Vëllimi I pozicionuar strategjikisht përmirëson konturet dhe dritë-hijet, duke krijuar kornizën perfekte për bukurinë e syve dhe buzëve
- Riduktim i Rrudhave dhe Linjave të Holla: Mbushja e rrudhave për një pamje më të të freskët.
- Rezultate të Menjëhershme dhe të Qëndrueshme: Efektet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit dhe mund të zgjasin nga gjashtë muaj deri në një vit.
- Trajtim jo-invaziv: Nuk ka nevojë për kohë rikuperimi, duke e bërë të lehtë të ktheheni në aktivitetet tuaja të përditshme.
keni akoma pyetje?
Përgjigje të shpejta për pyetjet që mund të keni
Çfarë ndodh gjatë trajtimit me filler?
Gjatë trajtimit, filler-i injektohet në shtresat e caktuara për të shtuar definicionin dhe për të lëmuar rrudhat. Procedura zgjat rreth 30 minuta dhe është relativisht pa dhimbje falë përdorimit të anestezisë lokale.
A është i sigurtë trajtimi me filler?
Kur kryhet nga një profesionist i kualifikuar, që njeh mirë anatominë dhe përdor ekografinë për precision maksimal, si në Dr. Bee, trajtimi me filler është shumë i sigurt. Ne përdorim vetëm produkte të provuara dhe të miratuara për të garantuar sigurinë dhe efikasitetin.
Kur mund të shoh rezultatet dhe sa zgjasin ato?
Rezultatet janë të menjëhershme dhe zgjasin nga gjashtë muaj deri në një vit, varësisht nga lloji i filler-it dhe reagimi individual i trupit.
Cilat janë efektet anësore të mundshme?
Efektet anësore janë zakonisht të lehta dhe të përkohshme, duke përfshirë skuqje, ënjtje ose ndjesi të lehtë dhimbjeje në zonat e trajtuara. Këto simptoma zakonisht zbehen brenda disa ditëve. Nëse ndjeni dhimbje të forta apo vëreni zbehje të lëkurës, duhet të kontaktoni menjëherë.