Rigjenerim për Lëkurën Tuaj
Në Dr. Bee, ne ofrojmë mezoterapi si një zgjidhje efikase për të adresuar një gamë të gjerë shqetësimesh estetike dhe për të përmirësuar shëndetin e lëkurës. Mezoterapia përfshin injektimin e një sërë substancash ushqyese si vitamina, aminoacide dhe acid hyaluronik. Duke aplikuar produkte te testuara me teknikë korrekte nxisim rigjenerimin qelizor, duke i dhënë lëkurës një pamje më të freskët, të ndritshme dhe rinore. Me anë të kësaj teknike, mund të injektojmë në lëkurë edhe preparate aktive, që targetojnë problematika të lëkurës si aknet, rosacea apo pigmentimi.
Përfitimet
- Hidratim i thellë: Injeksionet ndihmojnë lëkurën të hidratohet nga brenda falë substancave që mbajnë ujin, si dhe duke optimizuar funksionin qelizor.
- Zbehja e rrudhave: Substancat e injektuara stimulojnë prodhimin e kolagjenit, elastinës dhe proteinave të tjera strukturore, duke reduktuar rrudhat dhe përmirësuar cilësinë e lëkurës.
- Përmirësimi i teksturës së lëkurës: Trajtimi rregullon tonin dhe teksturën e përgjithshme të lëkurës, duke adresuar probleme si lëkura e lodhur dhe të zbehtë.
- Trajtimi i problematikave specifike: Mezoterapia mund të jetë një armë për të luftuar aknet, shenjat e akneve, pigmentimin, rosacean, madje edhe rënien e flokëve.
keni akoma pyetje?
Përgjigje të shpejta për pyetjet që mund të keni
Çfarë ndodh gjatë kësaj procedure?
Gjatë një seance mezoterapie, një sasi e vogël e substancave të përzgjedhura për nevojat tuaja specifike injektohet në shtresën e mesme të lëkurës përmes injeksioneve të vogla. Procedura është relativisht e shpejtë dhe kryhet zakonisht për 30 deri në 60 minuta, varësisht nga zona e trajtuar.
A do të mungojnë shprehjet e fytyrës pas trajtimit?
Jo, mezoterapia nuk ndikon në muskujt e fytyrës dhe nuk do të shkaktojë humbje të shprehjeve të fytyrës. Trajtimi është i përqëndruar vetëm në përmirësimin e cilësisë së lëkurës dhe nuk prek funksionimin e muskujve.
A do të humbas ndjesinë në zonën ku kam marrë injeksionet?
Jo, nuk do të përjetoni humbje ndjesie në zonat e trajtuara. Mund të keni ndjesi mpirjeje për shkak të kremit anestetik, dhimbje ose diskomfort gjatë injektimit, por këto janë të përkohshme dhe zakonisht largohen shpejt pas procedurës.
Kur është e sigurt të bëj një trajtim tjetër?
Seancat e mezoterapisë mund të përsëriten në varësi të nevojave dhe qëllimeve të trajtimit. Deri në arritjen e rezultatit të dëshiruar, mund të nevojitet ndjekja e rregullt e një protokolli të personalizuar, që mund të përfshijë takime çdo 10-14 ditë. Për të mirëmbajtur një rezultat, seancat e radhës mund të planifikohen pas 3, 6 apo 12 muajsh. Është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj për të planifikuar trajtimet bazuar në reagimin e lëkurës dhe objektivat e trajtimit.