PRP në Dr. Bee
PRP – Plazma e Pasur me Trombocite, është një trajtim mjekësor që përdor plazmën e pacientit, të pasuruar me trombocite për të nxitur rigjenerimin e qelizave dhe proceset e shërimit në lëkurë ose në indet e tjera.
Ne ofrojmë PRP si një metodë natyrale dhe efektive për të përmirësuar cilësinë dhe shëndetin e lëkurës. Ky trajtim përdor koncentrate të trombociteve të vetë pacientit si burim i faktorëve natyralë të rritjes, për të stimuluar rigjenerimin dhe funksionimin optimal te qelizave. Në Dr. Bee, jemi metikulozë në përgatitjen e këtij floriri të lëngshëm me sterilitet dhe përqendrim maksimal të trombociteve, për të garantuar siguri dhe efikasitet. Plazma e Pasur me Trombocite është e përshtatshme për të trajtuar një gamë të gjerë problematikash, nga rrudhat e holla, deri te rikuperimi i dëmtimeve të lëkurës apo parandalimi i humbjes së flokëve.
Përfitimet
- Rigjenerimi i Lëkurës: Ndihmon në rikuperimin e lëkurës së dëmtuar dhe përmirëson teksturën e përgjithshme të lëkurës.
- Lufton Plakjen: Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke i dhënë lëkurës një pamje më rinore dhe më të shëndetshme.
- Trajtimi i Humbjes së Flokëve: Nxit rritjen e flokëve të reja dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së mëtejshme të flokëve.
- Proces Natyral: Përdor vetë përbërësit biologjikë të trupit të pacientit, duke minimizuar rrezikun e alergjive.
keni akoma pyetje?